Pse Pranvera është Stina më e Përsosur për të Zëvendësuar Dritaret dhe Dyert?

A keni nevojë të zëvendësoni dyert dhe dritaret në shtëpinë tuaj? Nëse po, atëherë pranvera është stina më e përsosur për ta realizuar një projekt të tillë. Ekzistojnë shumë arsye pse pranvera është stina më e duhur për zëvendësim të dyerve dhe dritareve.

Së pari, moti fillon të ngrohet e së bashku me motin fillon të ndryshojë edhe natyra. Nëse keni dritare që nuk hapen si duhet, si do ta lejoni ajërin e freskët të pranverës të hyjë brenda? Nëse keni dritare që janë thyer ose dëmtuar nga lagështia si do të shihni në oborrin tuaj tek gjallërohet?

Temperatura ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe në projektin e zëvendësimit të dyerve dhe dritareve. Çdo askpekt i zëvendësimit është shumë më i lehtë kur temperatura nuk është as shumë e ftohtë e as shumë e nxehtë.

Në aspektin e lagështisë, pranvera ka përparësi ndaj vjeshtës, edhe pse temperaturat e vjeshtës janë të njëjta me pranverën. Kjo ndodh pasi që vjeshta ka tendencë të jetë më e lagësht dhe kjo mund ta bëjë instalimin të zgjasë më gjatë. Pranvera poashtu njihet edhe për ditë më të gjata, gjë që e bënë projektin e zëvëndësimit të dyerve dhe dritareve më të shkurtë.

Posto koment