Si ti zgjedhni dritaret e duhura për shtëpinë tuaj?
Përderisa shumë lloje të dritareve mund tu duken të njejta, në fakt ka një dallim të madh mes produkteve si tek dritaret ashtu edhe tek dyert, sidomos kur vjen tek cështja e të vendosurit për kualitetin dhe përformancën. Investimi në shtëpinë tuaj, jo domosdoshmërisht mund të rezultojë në përmirësime apo ruajtje të energjisë dhe temperaturave, për çka edhe është e rendësishme që të dini ta zgjedhni produktin e duhur.
Hapi i parë: zgjedhni stilin/ llojin e dritares
Andaj, për këtë edhe arkitektura e shtëpisë suaj mund tu ndihmojë disa dhe të ju drejtonë që të bëni zgjidhjen e duhur. E rëndësishme dhe më e sigurta nga të gjitha opsionet, është që cilido opsion që zgjedhni është mirë që ta plotësojë/ komplementojë shtëpinë tuaj pa marrë parasysh vitet.
Në kohën që jetojmë, tregu ofron mundësi të shumta zgjedhjeje sa i përket dekorimit të dritareve tuaja. Si shëmbull mund të zgjedhni forma dhe lloje të ndryshme dekorimi me xham apo korniza.
Dritaret janë produkt i jashtëm dhe shërbejnë në mënyrë të shkëlqyeshme për ruajtje dhe efiqience të energjisë. Megjithatë, edhe kane një ndikim të madh në estetiken e shtëpise suaj. Një nga shqetësimet kryesore të cdo familjeje është dukja e dritareve dhe se si ato do të kombinohen me pamjen e jashtme të shtëpisë.
Hapi i dytë: zgjedhni materialin e profilit
Stili i dritareve është tejet i rëndësishëm, mbani mend që dritaret duhen mirëmbajtur varësisht nga materiali. Plastika, zakonisht është materiali që është më së lehti për tu mirëmbajtur. Është rezistent ndaj ujit, ndaj dëmtimeve të ndryshme, nuk kalbet dhe nuk ndryshon formë. Si dhe nuk kërkon ngjyrosje apo forma tjera të kujdesit me kalimin e kohës.
Në anën tjeter, kornizat e ndryshme të profileve të dritareve nga plastika gjithashtu ofrojnë mundësi të shumta zgjedhjeje. Pra mund të zgjedhni ngjyra dhe kontraste të ndryshme varesisht nevojes suaj.
Hapi i tretë: zgjedhni llojin e xhamit
Xhami është një ndër komponentët kryesor të një dritareje kur flasim për koeficientët e ruajtjes së energjisë. Dritaret që kanë çmim të lirë, zakonisht kanë edhe kualitet më të dobët; andaj, edhe nuk ofrojnë shumë përparësi në uljen e shpenzimeve të energjisë për familjen tuaj përgjatë vitit. Keshtu që, është e rëndesishme të beni zgjedhjen e duhur të xhamit për kërkesat e shtëpisë suaj.
Dhe së fundi, sigurohuni që jeni duke bashkëpunuar me kompani serioze dhe që ju ofron siguri, garancion dhe shërbime të duhura për produktet e blera.
Mitroplast 2019, burimi: Universal Windows Direct