mirembajtja-e-dritareve

A e dini që dritaret nga PVC kanë pozitën dimërore dhe verore?

Ekzistojnë dy truqe të cilat mbase për to nuk keni ditur – dritaret PVC kanë pozitën dimërore dhe verore të cilat lehtë mund të përshtaten. Mirëpo, më parë duhet të verifikoni a i keni vidat speciale të cilat gjenden në skaje anash të krahut të dritares në të cilën gjendet doreza. Nëse kanë vrima për kaçavidë + (plus), atëherë mundësia për përshtatje dimërore dhe verore ekziston.

Thjeshtë, hapni dritaren dhe kërkoni vidën. Nëse dritaren dëshironi ta përshtatni për pozitë dimërore, me çelës inbus silleni vidën nga brenda. Kështu rregulloni forcën e shtypjes së ramit të dritares. Kur t’ju vendos mjeshtri dritaren, më së shpeshti e lë në pozitë standarde, përkatësisht në pozitë të mesme.

Nëse nuk jeni të sigurt se në cilën pozitë është dritarja juaj, merrni një fletë letre dhe kalojeni nën krahun e dritares. Nëse fleta mund të kalojë pa probleme, dritarja juaj është në pozitë vere, por nëse fleta shqyhet, me siguri është në pozitë dimri.

Është me rëndësi të mbani në mend që nuk duhet lënë dritaret në pozitë dimri gjatë tërë vitit, sepse gomat në ramin e dritares shumë shpejt do të shpenzohen.

Mitroplast 2019, burimi: Telegrafi.com

Posto koment