4 arsye pse duhet zëvendësuar dritaret gjatë stinës së verës
Dritaret janë një nga pjesët më të dobishme të një shtëpie, pasi që na lejojnë të thithim ajër të pastër dhe të shijojmë bukurinë e mjedisit përreth pa dalë fare nga shtëpia, sidomos gjatë motit të bukur të pranverës dhe verës. Estetikisht, të kesh dritare të këndshme bën një ndryshim të madh në mënyrën se si duket shtëpia juaj, por ka edhe shumë përfitime nga përmirësimi i tyre.
Natyrisht nëse mendoni të zëvendësoni dritaret tuaja këtë mund ta bëni sa herë që të dëshironi, pa marrë parasysh se cila sezonë është, mirëpo ka disa arsye pse stina e verës është periudha e përsosur për t’i bërë këto zëvendësime. Më poshtë gjeni katër prej tyre:
1. Do të shijoni një ambient të qetë
Vera i sjell të gjithë jashtë, dhe me këtë rritje të aktivitetit të jashtëm vjen edhe rritja e nivelit të zhurmës. Nëse jetoni në një rrugë apo lagje të zënë, zëvendësimi i dritareve të vjetra këtë verë është një ide e mirë, pasi që dritaret e reja siç janë dritaret me xham të dyfishtë kanë izolim më të mirë dhe bllokojnë zhurmën nga jashtë.
2. Konsum i ulët i energjisë elektrike
Vera është koha më e mirë për të zëvendësuar dritaret e vjetra, sepse kjo është koha kur ne përdorim më shumë kondicionerin tonë. Dritaret e reja me xham me emetim të ulët (Low-E) mund të mbajnë temperaturën e freskët brenda dhomës gjatë verës dhe të mbajnë nxehtësinë gjatë stinëve të ftohta. Kështu, gjatë verës do të keni më pak nevojë për pëdorim të kondicionerit për ftohje, rrjedhimisht do të zvogëloni faturën tuaj të energjisë elektrike.
3. Instalim i lehtë i dritareve, pa ndërpreje të punës
Kur bëhet fjalë për zëvendësimin e dritareve të vjetra në shtëpinë tuaj, bërja e tyre gjatë muajve të verës është në të vërtetë shumë më e lehtë sesa në shumicën e periudhave të tjera të vitit. Bora dhe shiu mund ta bëjnë çdo projekt të rinovimit të shtëpisë shumë të rrezikshëm, ndërsa gjatë verës përveç se projekti juaj i zëvendësimit të dritareve do të përfundoj më shpejt, mungesa e lagështisë në ajër dhe temperaturat më të nxehta sigurojnë që gjatë instalimit të dritareve të reja të mos shkaktohen probleme me materialet.
4. Përgatitja për stinët më të ftohta
Përveç që ju ndihmon të kurseni në faturat e energjisë elektrike si në stinët e ngrohta ashtu edhe në ato të ftohta, zëvendësimi i dritareve gjatë verës do të thotë gjithashtu që nuk do të shqetësoheni për temperaturat e ftohta në shtëpinë tuaj gjatë dimrit.
Zgjedhja e dritareve të duhura dhe me efikasitet të energjisë janë një investim i mirë vetëm atëherë kur prodhohen dhe instalohen siç duhet, kështu që është e rëndësishme të gjeni një kompani të përkushtuar siç është Mitro Plast.
Nëse keni nevojë të zëvendësoni dritaret në shtëpinë tuaj, na kontaktoni!