Çfarë janë xhamat Low-E?



Kur mendojmë për modelet e dritareve: profili, madhësia dhe cilësitë e tjera estetike na vijnë në mendje ҫdo herë. Sidoqoftë, xhamat Low-E luajnë një rol po aq të rëndësishëm dhe ndikojnë ndjeshëm në performancën e përgjithshme të një dritare dhe kostot totale të ngrohjes, ndriçimit dhe ftohjes së një shtëpie.

Xhami me emetueshmëri të ulët (ose xhami Low-E) është xham transparent i dyfishtë apo i trefishtë, të cilit i është shtuar një shtresë e padukshme metalike, e cila lejon që drita e jashtme të kalojë, por bllokon nxehtësinë rrezatuese që vjen nga brenda shtëpisë. Qelqi me emetueshmëri të ulët mund të përdoret me gaz argon. Përfitimi kryesor i xhamit Low-E është se ulë kostot e energjisë. Një xham i tillë izolues, jo vetëm që ulë kostot e ngrohjes në dimër, por gjithashtu zvogëlon sasinë e nxehtësisë diellore në verë, gjë që zvogëlon nevojën për ajër të kondicionuar.



Posto koment