pages background image
Mitroplast

Shërbimet

Zgjidhjet që ofron Mitroplast.

Prodhim të dyerve dhe dritareve

Mitro Plast bën prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika, me standard Europian.

 Prodhime kualitetative dhe të certifikuara me ISO standarde.

Shitjen me shumicë dhe pakicë të dyerve dhe dritareve të plastikës

Duke qenë përfaqësues zyrtar i DECCO EXTRUSION  , bëjmë shitjen me shumicë të lëndës së parë (PVC profileve) për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC. Bëjmë shitjen me shumicë dhe pakicë të dyerve dhe dritareve të plastikës.

Shitja e Paneleve Dekoruese

Mitro Plast SH.P.K. bën prodhimin dhe shitjen e paneleve dekoruese për dyer të hyrjeve dhe  paneleve për dyer të banjove. Produktet prej poliuretanit  janë të përbëra nga një shkumë poliuretani e ngurtë, me cilësi të lartë,  e formuluar ekskluzivisht me dy përbërës të cilët përzihen plotësisht me shpejtësi të lartë..
Panelet e poliuretanit formohen në kallëpe brenda presave të cilat ushtrojnë presion të lartë.


Panelet tona nuk kalben, plasariten dhe nuk i nënshtrohen kushteve atmosferike apo dëmtimit të insekteve si të tilla janë zgjidhje e përkryer për përdorim të jashtëm dhe të brendshëm.

Transport, montim dhe mirëmbajtje e dyerve dhe dritareve

Për tu ju lehtësuar procesin, Mitro Plast SH.P.K. bën transportin, montimin dhe mirëmbajtjen e dyerve dhe dritareve të cilat i prodhon dhe që vijnë me garancion 10 vjeçar.

Të gjitha produktet e prodhuara dhe të shitura nga Mitro Plast SH.P.K., kanë 10 vite garancion

Të përkushtuar për prodhime cilësore, ne garantojmë për secilin prodhim tonin. Mitro Plast SH.P.K. punon me standarde Europiane. Profilet tona janë produkt Europian të cilat sigurojnë nivel të lartë të izolimit termik dhe akustik.
Fabrika e Mitro Plast SH.P.K. është e pajisur me makina punuese të teknologjisë së fundit CNC me kapacitet të prodhimit 270 copë/ditë. 

 

Për prodhimet tona përdorim mekanizma të cilët janë të çertifikuar me ISO Standarde për kualitet dhe qëndrueshmëri, si dhe kanë garancion 10 vite. Dyert dhe dritaret tona janë të prodhuara me standard Europian dhe të çertifikuara me ISO standarde.