pages background image
Historiku

Për Ne

Informacione rreth kompanisë.

Themelimi i Kompanisë

Kompania Mitroplast është themeluar në vitin 2008 në Mitrovicë, nga vëllezërit Emini. Aktualisht është njëra nga kompanitë lidere në Republiken e Kosovës në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve të plastikes.

Zhvillimi dhe Vazhdimi i Investimeve

Puna pat filluar në një ambient shumë të vogel dhe modest. Mirëpo, me angazhim, seriozitet dhe përkushtim ndaj punës, kemi arritur që për një periudhë të shkurtër të rritemi, zhvillohehemi dhe të sjellim risitë e fundit të teknologjisë së prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika, në Kosovë. Për një periudhë rreth 11 viteve operim në tregun e Kosovës por edhe në tregjet e jashtme duke eksportuar produkte finale, arritem që te rritemi në staf me mbi 50 punëtorë në prodhim dhe montim si dhe adminstratë. E gjithashtu edhe me investimet kapitale ku eshte investuar në fabrike me mbi 5,000 m2 dhe me pajisjet më moderne që sot përdorën në botë.

Partneriteti me Prodhuesin Europian DECCO

Mitroplast është përfaqësues ekskluziv i kornizave/profileve të prodhuesit Europian Decco, korniza që janë të çertifikaura nga Instituti GJerman Institut für Fenstertechnik IFT Rossenheim GmbH, ku garantojnë cilësi dhe kualitet të jashtëzakonshëm.

Përkushtimi në Kualitet

Mitroplast vazhdimisht është në përpjekje që të sjell në tregun e Kosovës kualitetin e fundit të industrisë së prodhimit të dritareve dhe dyerve, duke ofruar seriozitet maksimal, përkushtim në punë dhe garancion në secilin produkt të blerë.

a

Format e Operimit

Shitja nga show room-i ynë në Mitrovicë, ku ofrojmë zgjidhje dhe propozime, për kerkesat specifike të klienteve. Ndërsa operimi në tregun me shitjeve më pakicë, realizohet përmes bashkëpunimit të ngushtë me Elkos Center dhe Bau Market. Prodhimet tona zyrtare gjenden në keto dy rrjete të dyqaneve të shitjeve me pakicë. Bashkëpunimi me kompani që merren me ndërtime të larta të banesave, ku vlenë të permenden bashkepunëtoret tanë me të afërt Al Trade Center dhe Valoni Sh.p.k.. Dhe se fundi, bashkëpunimi më prodhues tjerë të dritareve në qytete të ndryshme të Kosoves duke ofruar për tregun profilet Decco.

a

Misioni/ Vizioni

Të krijojmë rehati në çdo ambient, për të gjithë klientët tanë. Përmes investimit të vazhdueshëm në staf dhe teknologji, synojmë të rrisim cilësinë e prodhimeve tona dhe të zgjerohemi në tregjet rajonale e ndërkombëtare.