5 faktorë që e bëjnë një dritare të kursej energji

Dritaret me efikasitet të energjisë, të njohura edhe si dritare që kursejnë energji, janë krijuar për të parandaluar që ajri i nxehtë ose i ftohur të dalë nga shtëpia.
Izolimi i shtuar tek këto dritare zvogëlon përdorimin e energjisë në shtëpinë tuaj, duke zvogëluar kështu kostot dhe duke e bërë shtëpinë tuaj më të rehatshme në përgjithësi.

Ekzistojnë disa komponentë që duhet të merren parasysh e që ndikojnë në performancën e energjisë së një dritareje:

Korniza të forta
Korniza e një dritare luan një rol vendimtar në promovimin e efikasitetit të energjisë dhe izolimit termik. Kornizat nga materialet me cilësi të lartë (siç është PVC) kanë vlera më të mira izoluese dhe zvogëlojnë transferimin e nxehtësisë, duke çuar në ngrohje dhe ftohje më efikase në shtëpinë tuaj.

Korniza të mbushura me stiropor
Dritaret nga PVC ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga humbja e energjisë kur mbushen me shkumë izoluese siç është stiropori.
Kornizat e mbushura me stiropor janë krijuar për të minimizuar transferimin termik që ndodh përmes kornizës së dritares duke minimizuar konveksionin në pjesën e zbrazët të kornizës.

Xhami Low-E
Veshjet e xhamit me emetim të ulët apo veshjet Low-E janë shtresa të holla metalike që depozitohen në sipërfaqen e xhamit të cilat ndihmojnë në reflektimin e nxehtësisë në xham në të njëjtën anë nga e ka burimin, duke rritur kështu performancën e energjisë.
Gjithashtu, këto veshje janë zhvilluar për të minimizuar sasinë e dritës infra të kuqe dhe ultravjollcë që vjen përmes xhamit, pa minimizuar sasinë e dritës që hyn në shtëpinë tuaj.

Xhamat e shumëfishtë
Dy apo më shumë xhama qelqi të ndarë me hapësira të mbushura me ajër ose gaz, izolojnë shumë më mirë sesa një xham i vetëm.
Sistemet e xhamit të ofruara nga Mitro Plast me xham të dyfishtë, të trefishtë ose të katërfishtë sigurojnë performancë termike të jashtëzakonshme në dritare.

Mbushja me gaz
Gazrat e rëndë të futur midis xhamave të dritareve ofrojnë izolim më të mirë se ajri, duke minimizuar shkëmbimin e nxehtësisë.
Dritaret në Mitro Plast mund të prodhohen me mbushje argoni ose kriptoni, ose vijnë të mbushura me ajër të cilat janë të përshtatshme për zona më të larta.


Dritaret me efikasitet të energjisë janë një investim i mirë vetëm atëherë kur prodhohen dhe instalohen siç duhet, kështu që është e rëndësishme të gjeni një kompani të përkushtuar siç është Mitro Plast.

Nëse keni nevojë të vendosni dritare me efikasitet të energjisë në shtëpinë tuaj, na kontaktoni!